Ministri izraelit testohet pozitiv me koronavirus, kryeministri në karantinë

Ministri izraelit testohet pozitiv me koronavirus, kryeministri në karantinë

11:42, 02/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të vetë-izolohet deri të mërkurën tjetër, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Kjo ndjek lajmërimin se ministri i shëndetit Yaakov Litzman u testua pozitiv për koronavirus. E shoqja e tij është gjithashtu e infektuar.

Duke pasur parasysh rolin e ministrit të shëndetit në luftën kundër koronavirusit edhe shumë zyrtar të tjerë priten të futen në karantinë.

Një prej personave që mendohet se do të vetë-izolohet është dhe kreu i shërbimit të inteligjencës, Yossi Cohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco