Papa: kush punon në media t’i ndihmojë njerëzit të mos ndihen të izoluar

Papa: kush punon në media t’i ndihmojë njerëzit të mos ndihen të izoluar

10:47, 02/04/2020
A+ Aa A-

Në meshën e kremtuar në Shën Martë, Papa Françesku dje iu drejtua punonjësve të komunikimit që t’i ndihmojnë njerëzit ta kenë durim në këtë periudhë izolimi, njoftoi Vatikani.

“Sot, dua të lutemi për të gjithë ata, që punojnë në media, të cilët punojnë për të komunikuar që njerëzit të mos ndihen shumë të izoluar; punojnë për edukimin e fëmijëve, për informacionin, për t’i ndihmuar të gjithë ta durojnë këtë kohë, kur u duhet të rrinë mbyllur”.

Ndërkohë, një grup teologësh kanë reflektuar mbi jetën e Kishës, realitetin shoqëroro-ambiental dhe pezullimin e luftrave, si mundësi për krizë ose për risim, në këto kohë koronavirusi.

“Pandemia kërcënon të gjitha qeniet njerëzore, përtej çdo kufiri gjeografik dhe politik; është një përvojë gjithëpërfshirëse, e cila përshkon thelbin e ekzistencës dhe prek përmasat shoqërore dhe ekonomike, civile, politike dhe fetare. Shprehja ‘Unë rri në shtëpi’ është bërë pjesë e jetës së përditshme të miliarda njerëzve dhe nuk është vetëm çështje këshillash për shëndetin publik; është diçka që gdhendet thellë në histori dhe në ndërgjegje”. Kështu shkruajnë teologët Vittorio Berti, Enzo Biemmi, Alessandro Cortesi, Marco Giovannoni, Andrea Grillo, Fabrizio Mandreoli, Simone Morandini, Serena Noceti, Riccardo Saccenti, në letrën e tyre të hapur “Së bashku në të njëjtën barkë”.

Sipas tyre, “sfida është të kuptojmë si ta jetojmë këtë kohë, kaq e mbushur me dhimbje, vuajtje e vdekje, ndoshta, edhe me vetmi. Kohë ankthi për familjen dhe miqtë, por edhe për më të brishtët, për ata, që nuk kanë mbështetje, për të pastrehët e për ata, që kërkojnë strehim. Kohë, pra, që sfidon siguritë dhe na detyron të rimendojmë se çfarë i jep vlerë dhe cilësi jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco