Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kina miraton lëngun biliar të arinjve si kurë për koronavirusin

Kina miraton lëngun biliar të arinjve si kurë për koronavirusin

10:47, 02/04/2020
A+ Aa A-

BBC

Kina ka miratuar përdorimin e lëngut biliar të mëlçive të arinjve për trajtimin e pacientëve me koronavirus në gjendje kritike.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka rekomanduar përdorimin e Tan Re Qing- një injeksion që përmban biliar arinjsh, bri dhie dhe barishte- për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Lëngu biliar i arinjve, që prodhohet në mëlçi dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit, është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për qindra vjet. Ajo shitet për një çmim të lartë në tregun ilegal ndërkombëtar.

Por nuk ka asnjë provë që kjo përzierje ka ndonjë vlerë mjekësore.

Kjo masë ka zemëruar aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe vjen vetëm disa javë pasi vendi ndaloi shitjen e kafshëve të egra për ushqim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco