Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Koronavirusi/ Itali: Orar për shëtitjen e fëmijëve dhe mes makinave duhet të ketë hapësirë

Koronavirusi/ Itali: Orar për shëtitjen e fëmijëve dhe mes makinave duhet të ketë hapësirë

10:20, 02/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri italian ,Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret të ri për masat kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit që parashikojnë zgjatjen e tyre deri më 13 prill.

Italia në fakt është në një ‘’Lock- Down’’ por ky dekret parashikon disa lehtësime. Në dekret thuhet se do të ketë orar për shëtitjen e fëmijëve, mes makinave duhet të ketë hapësirë, shkollat, aktivitetet publike, jo publike, grumbullimet janë të ndaluara deri në këtë datë.

Po ashtu ndalohet hapja e berberanave apo qendrave estetike kurse do lejohen pikat e karburanteve dhe gazetave.

Po ashtu për restorantet, pub-et, lokalet, pastiçeritë ka vetëm një kusht për tu hapur. Ato duhet të punojnë me sistemin ‘’delivery’’ pra duhet të çojnë porositë nëpërmjet motoristëve duke respektuar rregullat e higjienës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco