Nëna publikon fotot e vajzës së saj 2-muajshe të intubuar, prekur nga koronavirusi

Nëna publikon fotot e vajzës së saj 2-muajshe të intubuar, prekur nga koronavirusi

10:16, 02/04/2020
A+ Aa A-

Në SHBA, Ashley Hildebrand, është nëna e një vajze të vogël të quajtur Eli, dymuajshe. Në 22 mars, Ashley publikoi fotot e vajzës së saj të shtrirë në një shtrat në spital, me sy të mbyllur dhe e lidhur me një respirator artificial që e ndihmon të marrë frymë.

Eli bën pjesë tek pacientët më të rinj të prekur nga COVID-19 në SHBA. Sipas së ëmës, para se të kontaktonte urgjencën, "Eli nuk kishte asnjë simptomë. Ajo ishte pak me rrufë këto ditë, por asgjë alarmante. Para disa ditësh edhe analizat e mushkërive i kishte pa asnjë problem. Por ajo filloi të kishte dhimbje barku dhe kishte vështirësi për të dalë jashtë..

Ajo nisi të qajë disa minuta dhe më pas u ndal dhe frymëmarrja e saj nisi të jetë shumë e vështirë.

Fatmirësisht për familjen, urgjencat erdhën shpejt dhe konstatuan se fëmija po kalonte një hipotermi, si shenjë e virusit kur shfaqet tek bebet në vend të temperaturës së lartë.

Tashmë Eli është në duar të sigurta, në kujdesin e mjekëve dhe mushkëritë e saj po shplodhen dalëngadalë.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban02/04/2020 13:18

Shume e dhimbshme.

Shto koment

Denonco