FOTOREPORTAZH/ Vetëm Suedia vazhdon jetën normalisht

FOTOREPORTAZH/ Vetëm Suedia vazhdon jetën normalisht

09:36, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat janë në izolim total për shkak të koronavirusit, Suedia vazhdon jetën normalisht. Këto pamje vijnë nga Daily Mail dhe tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar nga pranverat e tjera. Njerëzit kanë mbushur rrugët në Stokholm të pashqetësuar.

Deri më tani, 230 njerëz kanë humbur jetën në Suedi dhe rreth 5 mijë persona janë infektuar nga koronavirusi i ri.

Së fundmi ka pasur zëra se edhe Suedia do i nënshtrohet regjimit të ashpër të kufizimeve. Daily Mail shkruante dje se vendi mund të pësojë një katastrofë nëse vazhdon jetën i patrazuar.

Zyrtarisht nuk ka akoma asnjë konfirmim nëse Suedia po ndjek parimin e imunitetit të masës, që thotë se duhen infektuar 60 përqind e popullsisë për të fituar imunitetin e popullatës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco