‘E vrava se më ngjiti koronavirusin’/ Historia e vërtetë e një drame

‘E vrava se më ngjiti koronavirusin’/ Historia e vërtetë e një drame

09:12, 02/04/2020
A+ Aa A-

Një infermier vrau të dashurën e tij doktoreshë në Itali, një ngjarje që ka pushtuar faqet e para të gazetave në botë. Antonio de Pace mendohet se ka mbytur të dashurën e tij, Lorena Quaranta, 27 vjeç.

Lajmi që doli në media ishte se infermieri e ka mbytur të dashurën pasi dyshonte se ajo i ka ngjitur atij koronavirusin. Të dy punonin në Siçili dhe ishin angazhuar për të ndihmuar në epideminë e koronavirusit.

Por testimet kanë treguar se të dy ishin negativë.

Dyshimet janë se 28-vjeçari i ka bërë komentet e para për ngjarjen në gjendje deliri. Pasi është kthjelluar, mësohet se ai ka thënë se nuk e di pse e ka kryer krimin e rëndë.

Pas ngjarjes, ai tentoi vetëvrasjen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco