Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Inteligjenca amerikane: Kina gënjeu për koronavirusin

Inteligjenca amerikane: Kina gënjeu për koronavirusin

08:43, 02/04/2020
A+ Aa A-

Inteligjenca amerikane thotë se Kina ka gënjyer për përmasat e vërteta të koronavirusit. Në një raport të klasifikuar, që i është dërguar Shtëpisë së Bardhë, thuhet se mashtrimi i kinezëve ka qenë i qëllimshëm.

Raporti u citua fillimisht nga agjencia Bloomberg, që i referohej tre oficerëve të inteligjencës amerikane. Ata thanë se kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për manipulimet me shifrat.

Sipas medieve amerikane, vendimi i Kinës për të manipuluar numrat mund të ketë pasoja fatale për pjesën tjetër të botës. Zyrtarët e lartë amerikanë thonë se të dhënat që ka prezantuar Kina kanë ndikuar në analizat që kanë bërë vendet e tjera për koronavirusin.

Ekspertët thonë se duke u bazuar te këto të dhëna, rreziku nuk dukej shumë i madh. Në SHBA janë shtuar zërat që kërkojnë nga Kina të mbajë llogari për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco