Kërcënohet me vdekje eksperti më i lartë për koronavirusin, rritet siguria e tij personale

Kërcënohet me vdekje eksperti më i lartë për koronavirusin, rritet siguria e tij personale

08:35, 02/04/2020
A+ Aa A-

Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SH.B.A, po përballet me kërcënime për jetën.

Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshals amerikane ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.

Ëashington Post ishte i pari që raportoi kërcënimet ndaj Faucit.

Dhe kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëjë.

Udhëzimi i mjekut, drejtuar nga Trump që vendi të mbetet sa më i mbyllur të jetë e mundur për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit, nuk ka fituar shumë tifozët. Nuk dihet nga vijnë këto kërcënime, gjithçka ngelet e paqartë tani për tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco