'Jo më grumbullime, jo më lojëra basketbolli' urdhëron Guvernatori i Nju Jorkut

'Jo më grumbullime, jo më lojëra basketbolli' urdhëron Guvernatori i Nju Jorkut

08:10, 02/04/2020
A+ Aa A-
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo u ka kërkuar njerëzve që t'u përmbahen rregullave të distancës sociale, duke thënë se policia do të bëhej "më agresive" në zbatimin e rregullave.

Ai gjithashtu tha se po mbyllte terrenet e lojërave dhe fushat e basketbollit të Nju Jorkut sepse disa të rinj ende nuk po arrinin t'i zbatojnë.

"Ende shihni shumë situata me shumë dendësi nga të rinjtë. Bashkëpunimi nuk është ende aty ku duhet të jetë. Përdorni hapësirën e hapur në një park, ecni, merrni pak diell. Shkëlqyer. Po jo më grumbullime, nuk ka më lojëra basketbolli."

Komente të tij vijnë pasi kryetari i bashkisë së qytetit Bill de Blasio tha në fillim të kësaj jave se njujorkezët mund të gjobiten deri në 500 dollarë për mospraktikimin e distancës sociale.

Nju Jork është deri tani shteti i prekur më keq nga Shtetet e Bashkuara, me gati gjysmën e vdekjeve të përgjithshme të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco