Masa kundër COVID-19/ Netanyahu apel izraelitëve: Vendosin maska në publik

Masa kundër COVID-19/ Netanyahu apel izraelitëve: Vendosin maska në publik

22:32, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje shtetasve të vendit që udhëheq, për vendosje të maskave në publik, me qëllim të uljes së përhapjes së koronavirusit të ri.  

Përmes një fjalimi televiziv, Netanyahu u ka thënë njerëzve se mund të krijojnë maska të improvizuara nëse kanë nevojë, raporton Rel.  

Vendosja e maskave është masë e detyrueshme në disa shtete, përfshirë Republikën Çeke, Sllovakinë, përderisa Austria ka kërkuar vendosjen e tyre vetëm në dyqane.  

Mirëpo në vende tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, ende është tërësisht në rregull të ecurit me fytyrë të zbuluar.  

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Organizata vazhdon “të mbledhë vazhdimisht të dhëna për të kuptuar përdorimin e maskave në nivel më të gjerë, me qëllim të kontrollimit të koronavirusit”.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco