499 viktima në 24 orë/ Franca konfirmon 3,523 të vdekur dhe 52,836 të infektuar

499 viktima në 24 orë/ Franca konfirmon 3,523 të vdekur dhe 52,836 të infektuar

18:23, 01/04/2020
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan të martën 499 viktima të reja nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më e lartë të vdekjeve brenda 24 orëve.  

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 3,523, duke patur një rritje pre 17% me 24 orët e mëparshme.  

Ishte dita e tretë radhazi që numri i vdekjeve u përshpejtua në Francë, e cila tani është në javën e tretë të mbylljes në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.  

Ndërkohë numri i rasteve është rritur dhe ka shkuar në 52,836.  

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Jeromme Salomon tha se 5,565 njerëz ishin në një gjendje të rëndë dhe sistemi shëndetësor po lufton për të përballuar ritmin e shpërthimit të pandemisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco