Koronavirusi/ Ulet numri i të vdekurve në Itali

Koronavirusi/ Ulet numri i të vdekurve në Itali

18:17, 01/04/2020
A+ Aa A-

Duket se ka rënë numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë në Itali, si shkak i koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 727 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, rastet e reja janë 2937.

Një ditë më parë ishin regjistruar 837 persona të vdekur, ndërsa rastet e reja ishin më të pakta se sot.

Që prej shpërthimit të Covid-19 në shtetin fqinj, janë prekur në total më shumë se 108 mijë persona.

Rënie të lehtë shënoi numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit humbën jetën 727 pacientë. Italia numëron në total më shumë se 13 000 viktima.

Ky përmirësim i lehtë nuk i atribuohet vetëm izolimit të banorëve, por edhe i investimeve në sistemin e shëndetësisë.

Ashtu si në Wuhan të Kinës, edhe në Bergamo është ndërtuar një spital brenda 7 ditëve, ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco