Spanja shënon rekord/ 864 vdekje në 24 orë dhe mbi 100 mijë të infektuarve nga koronavirusi

Spanja shënon rekord/ 864 vdekje në 24 orë dhe mbi 100 mijë të infektuarve nga koronavirusi

18:10, 01/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditë së sotme, Spanja raportoi numrin e saj më të lartë të vdekjeve të reja nga koronavirusi në një ditë të vetme, ndërsa shumë vende të Evropës po luftojnë me pandeminë.   

Sipas autoriteteve, 864 vdekje janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin spanjoll, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.053 që prej fillimit të shpërthimit të COVID-19.  

Numri i personave të prekur nga virusi potencialisht vdekjeprurës, ka kaluar në mbi 100,000, duke e bërë Spanjën vendin e tretë që arriti në këtë pikë, pas SHBA. dhe Italisë. Plot 7,719 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve, 1.500 më pak se numri i të prekurve se një ditë më parë.  

Statistikat vijnë, ndërsa Spanja i afrohet fundit të javës së tretë të mbylljes për të qëndruar në shtëpi përveç atyre që punojnë në kujdesin shëndetësor, prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, dhe sektorë të tjerë thelbësorë.  

Shefi i urgjencës së vendit, Fernando Simon tha: “Çështja kryesore nuk është më nëse kemi arritur pikun apo jo, duket sikur jemi atje.  

Çelësi i çështjes është të sigurohemi që sistemi shëndetësor kombëtar është i aftë të garantojë mbulimin e duhur të të gjithë pacientëve tanë dhe t’u ofroj atyre trajtim“.  

Autoritetet po përpiqen me forcë për të rritur kapacitetin e kujdesit intensiv dhe numri i shtretërve spitalorë është rritur në shkallë vendi me 20%.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco