Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Nga kriza shëndetësore, në atë financiare/ Ekspertët: 4.5 milionë kërkesa të reja për pagesë papunësie

Nga kriza shëndetësore, në atë financiare/ Ekspertët: 4.5 milionë kërkesa të reja për pagesë papunësie

17:08, 01/04/2020
A+ Aa A-

Rritja e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po shoqërohet me një rritje të kërkesave zyrtare për të përfituar pagesën e papunësisë.  

Në kushtet e një shtrëngimi gjithnjë e më të madh financiar pronarë biznesesh e punonjës, po presim me dëshpërim ndihmën qeveritare, ndërsa ligjvënësit kanë hedhur në qarkullim idenë e një cikli të dytë ndihme financiare, raporton VOA.  

Situata në vend, tashmë epiqendër botërore e pandemisë së koronavirusit është bërë shkak për luftë politike.  

Nga një kriza shëndetësore shumë shpejt në një ekonomike. Një nga ekspertët kryesorë të kompanisë financiare “Moodys Analytics”, Mark Zandi, parashikon se këtë javë do të raportohen 4.5 milionë kërkesa të reja për të përfituar pagesë në rast papunësie.  

Ndërsa rrjetet e dyqaneve që tregtojnë mallra me pakicë si “Macy’s” dhe “Gap” po largojnë përkohësisht nga puna punonjësit e tyre, industria e udhëtimit e shërbime të tjera po përballen me rënie drastike të kërkesës.  

Bizneset dhe familjet amerikane po presin me dëshpërim ndihmën financiare, pjesë e paketës stimuluese prej 2 trilionë dollarësh, e cila parashikon një zgjatje të periudhës së pagesës së papunësisë si dhe ndihmë financiare për miliona amerikanë, në formën e çeqeve.  

“Kishim dy burime të ardhurash për faturat, i humbëm të dyja”, thotë Taila Dennill e cila ka humbur përkohësisht punën.  

Presidenti Trump vazhdon të pohojë se që në fillim ai ndërmorri veprime të shpejta për të frenuar efektet e koronavirusit.  

“Kjo është pandemi dhe ishte e tillë shumë kohë përpara se të quhej një pandemi”, thotë zoti Trump.  

Por herë pas here Presidenti ka dhënë mesazhe me të cilat nuk ishin dakort as vetë ekspertët e shëndetit publik që punojnë pranë tij.  

“Do të shkojmë nga 15 persona të sëmurë, tek asnjë”.  

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e kritikoi ashpër zotin Trump gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv “CNN”.  

“Është një kohë e trishtueshme për ne. Duhet të marrim çdo masë paraprake. Mohimi në fillim i situatës nga Presidenti, ishte vdekjeprurës".  

Presidenti iu kundërpërgjigj gjatë një interviste për “Fox News”.  

“Është një gjë e trishtueshme. Ajo (Nancy) s’është në terezi për mendimin tim. Ka shumë probleme" tha Trump.  

Gjatë fundjavës Presidenti Trump u tërhoq prej pohimeve për të rihapur bizneset gjatë festës së pashkëve dhe në vend të kësaj ai zgjati deri në fund të prill periudhën për zbatimi e udhëzimeve të Shtëpisë së Bardhë për distancimin shoqëror.  

“Mendoj se po funksionon. A po e shihni Nju Jorkun? Nuk kishte pothuajse fare njerëz në rrugë. Gjë që se kam parë kurrë më parë”, tha ai.  

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi foli për mundësinë e diskutimeve rreth një cikli të ri ndihme financiare. Demokratët thonë se duan të rrisin fondet për shtetet që kanë nevoja të mëdha për të ardhura si dhe t’u japin familjeve amerikane një shumë tjetër në para.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco