Britania në gjurmët e Italisë/ Konfirmohen 563 vdekje dhe 4,324 raste në 24 orë

Britania në gjurmët e Italisë/ Konfirmohen 563 vdekje dhe 4,324 raste në 24 orë

16:16, 01/04/2020
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar edhe 563 vdekje të koronavirusit sot, duke e kthyer në ditën më të keqe deri më tani në krizën shkatërruese të COVID-19.  

Vdekjet e sotme e rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 2,352, duke shënuar një rritje prej 48 përqind më e madhe se rritja e djeshme e 381 viktimave, raporton Dailymail.  

Gjirhashut janë konfirmuar 29.474 njerëz që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Mbretëria e Bashkuar është kombi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë.  

Uellsi sot regjistroi 29 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi së bashku me 16 vdekje të tjera në Skoci dhe dy në Irlandën Veriore.  

Numrat e sotëm të raportuar shënuan 563 vdekje dhe 4,324 raste të reja.  

Por, madhësia e vërtetë e shpërthimit mbetet një mister për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të testuar vetëm pacientët në spital - dhe jo dhjetëra mijëra britanikë me simptoma më të buta që po shërohen në shtëpi.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco