Unë pata një jetë të bukur, kujdesuni për dikë më të ri: E moshuara me koronavirus mahnit botën

Unë pata një jetë të bukur, kujdesuni për dikë më të ri: E moshuara me koronavirus mahnit botën

15:08, 01/04/2020
A+ Aa A-

Një 90-vjeçare nga Belgjika nuk pranoi që të përdorte pajisje respiratore që mjekët ta ruanin për pacientët më të rinj.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom, pranë Lubbeek, ndërroi jetë në spital. Ajo u shtrua më 20 mars pasi gjendja e saj u përkeqësua nga infeksioni Covid-19.

Në të gjithë botën ka patur mungesë globale të ventilatorëve gjatë pandemisë koronavirus, një pjesë kryesore e pajisjeve në luftën kundër sëmundjes së frymëmarrjes.

Hoylaerts kërkoi kujdes mjekësor pasi nuk kishte oreks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. E moshuara u pranua në spital kur rezultoi pozitive ndaj virusit dhe u fut në izolim.

Thuhet se ajo u tha mjekëve në spital: ‘Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët më të rinj. Unë pata një jetë të bukur’.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi ajo u shtrua në spital, më 22 Mars.

Vajza e saj e dëshpëruar tha për gazetën Hollandeze Het Laatste Nieuws: ‘Unë nuk mund ti thoja lamtumirë, dhe as nuk kam asnjë shans për të marrë pjesë në funeralin e saj.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco