Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Gjermania ‘anullon’ 1 prillin, Shëndetësia: Mos gënjeni për koronavirusin!

Gjermania ‘anullon’ 1 prillin, Shëndetësia: Mos gënjeni për koronavirusin!

10:29, 01/04/2020
A+ Aa A-

Qeveria gjermane i ka kërkuar publikut të përmbahet nga shakatë rreth koronavirusit këtë 1 prill, duke deklaruar se ‘Korona nuk është shaka’.

Për Gjermaninë është traditë të gënjesh për të vënë në lojë personin, në ditën e parë të prillit, por në këtë situatë ajo do të anashkalohet.

Ditën e sotme, ministri i shëndetit tha: “Në situatën e tanishme, ne ju kërkojmë të përmbaheni nga shpikja e historive për temën e koronavirusit në 1 prill këtë vit.”

Ministria shton se është e rëndësishme të shmangen gënjeshtrat rreth virusit për ‘të minimizuar rrezikun që lufta kundër virusit të bëhet më e vështirë nga informacioni i dhënë mbi këtë temë.’

Gjermania ka rreth 71,800 raste me koronavirus, ku përfshihen 775 vdekje, sipas një llogaritje nga universiteti Johns Hopkins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco