INTERVISTA/ Borreli: Ka një ngadalësim, por nuk dihet kur do dalim

INTERVISTA/ Borreli: Ka një ngadalësim, por nuk dihet kur do dalim

09:59, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i mbrojtjes civile në Itali, Angelo Borreli flet për gazetën Corriere della Sera

Doktor Angelo Borreli, kur do të dalim?

Nuk e dimë. Një gjë është e sigurtë megjithatë: pa këto masa të vendosura nga qeveria, strukturat tona spitalore do të kishin vuajtur më shumë dhe sot do të numëronim një numër më të madh viktimash. A jemi në pik? Analiza e kurbës epidemiologjike u takon shkencëtarëve të Komisionit Shkencor Teknik. Sigurisht ka një ngadalësim të rasteve pozitive që kanë nevojë për trajtim spitalor dhe ky është një fakt ngushëllues. Do të thotë që ditët e ardhshme do të kemi një marzh më të vogël që do na lejojë të përballemi me një rritje të mundshme të kurbës.

Deri më tani ka pasur një ndarje mes jugut dhe veriut, ku veriu është goditur më shumë. A mund të besojmë se më e keqja ka kaluar nëse mbeten masat e kufizimit?

‘Arratisja’ nga veriu në jug në javët e para të marsit ishte një zhvillim shqetësues dhe sigurisht që kontribuoi në përhapjen e virusit në rajonet e tjera. Tani që situata në veri mbetet më dramatike, sërish jugu është në rrezik. Askush nuk mund dhe nuk mund të mendojë se duhet ulur vigjilenca: virusi ka treguar se mund të kalojë oqeanet dhe kontinentet. Çdo ditë ju kërkoni nga qytetarët që të respektojnë karantinën.

A mendoni se nuk është aq e qartë se kjo është e rëndësishme?

Slogani ynë ‘Mbrojtja civile jeni edhe ju’ do të thotë pikërisht këtë gjë: nuk është vetëm çështja e respektimit të rregullave, por edhe veprimet për të mirën e përbashkët. E ardhmja jonë, sidomos në një moment si ky, nuk mund të mbetet mes indiferencës së sjelljes individuale dhe delegimit të institucioneve. Ju jeni bërë një pikë reference për italianët, që presin konferencën tuaj.

Çfarë menduat kur u kapi temperatura?

Që të veproj në mënyrë të përgjegjshme dhe të mbroj të tjerët, prandaj u largova menjëherë nga zyrat. Nuk mund ta fsheh se ishin orë shqetësimi, për familjen, për kolegët, për njerëzit me të cilët je takuar, por edhe për ty vetë. Për fat nuk ishte asgjë serioze, ndaj duket mungesë respekti të flasim për këtë, nisur nga situata që po jetojmë.

Si mund të ndihmohen njerëzi më të dobët?

Urdhri për Komunat është shumë i rëndësishëm, por ne nuk do ndalemi vetëm aty. Situata që po përjetojmë, me izolim të detyruar, distancë sociale, konfrontim të përditshëm me frikën dhe vetminë, kërkon vëmendje të veçantë për mbështetjen psiko-sociale të popullatës.

Kur të marrë fund, si do të ndryshojë jeta jonë?

Kam frikë se do jetë e vështirë që të heqim atë traun që na ndan sot: frika dhe ankthi është bërë i brendshëm dhe gradualisht duhet të afrohemi te njëri-tjetri, pa humbur besimin dhe duke kultivuar butësi. Shpresoj që ndjenja e bashkësisë të rishfaqet dhe që e mira e përbashkët të rikthehet në sasinë e duhur. Ky do jetë një kusht i domosdoshëm për t’i dhënë shpresë popullit tonë dhe brezave të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco