COVID-19/ Në Britani humb jetën një 13-vjeçar, familjarët: Nuk kishte sëmundje tjetër

COVID-19/ Në Britani humb jetën një 13-vjeçar, familjarët: Nuk kishte sëmundje tjetër

09:33, 01/04/2020
A+ Aa A-

Një nxënës 13-vjeçar në Londër është bërë  viktima më e re e koronavirusit në Britani. 

Ismail Mohamed Abdulëahab, nga Brixton ndërroi jetë në Spitalin King’s College në Londër të hënën, ndërsa mamaja dhe familjarët nuk mundën t’i jepnin lamtumirën nga frika e infektimit nga virusi vdekjeprurës.

Ismail u shtrua me urgjencë në spital pasi kishte problem me frymëmarrjen. Familjarët e të ndjerit thanë se 13-vjeçari nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, shkruan ‘daily mail’.

“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të shkaktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Në dijeninë tonë ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ne jemi të shkatërruar”- ka thënë një prej familjarëve të tij.

Mjekët thanë se trupi i 13-vjeçarit nuk ka dalë ende nga morgu, pasi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin më të qartë të shkaqeve të vdekjes.

Ismaili, gjithashtu kohët e fundit kishte humbur babanë nga kanceri dhe familjarë të tij thanë se nuk mund të nxirrnin asnjë foto të djalit sepse ishin të shkatërruar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco