15 mln euro për televizionet/ Qeveria spanjolle lehtëson ndikimin financiar nga koronavirusi

15 mln euro për televizionet/ Qeveria spanjolle lehtëson ndikimin financiar nga koronavirusi

22:50, 31/03/2020
A+ Aa A-

Këtë të martë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, ku qeveria spanjolle do të ndajë 15 milion euro për televizionet private, si pjesë e ndihmës urgjente për të lehtësuar ndikimin e koronavirusit në ekonomi.  

Vendimi përshkruhet si një kompensim i përkohshëm i shpenzimeve të caktuara të mbulimit të detyrueshëm të popullatës së shërbimit të televizionit shtetëror dixhital tokësor (DTT).  

“Përjashtimisht, ndihma në vlerë prej 15 milion euro është aprovuar për të kompensuar një pjesë të kostove të ofruesve të shërbimit të komunikimit audiovizual televiziv dixhital në pronësi të shtetit, që rrjedh nga mirëmbajtja e përqindjeve të caktuara për një periudhë prej gjashtë muajsh mbulimi i detyrueshëm i popullatës ”, tregon qeveria në tekst, sipas agjencisë Europa Press, cituar nga “El Pais”.  

Teksti, i cili është një draft dhe që akoma mund të pësojë ndryshime, nuk përcakton kushtet ose përfituesit, por pritet të përfshijë Mediaset dhe Atresmedia, media më fitimprurëse në Spanjë, si dhe Vocento, Unidad Redaksia, Grupo Secuoya, DKiss, Real Madrid TV dhe 13TV.  

Sipas Ekzekutivit, shërbimet audiovizuale “luajnë një funksion të dyfishtë transcendent si shërbime thelbësore, i cili është forcuar në kontekstin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19”.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco