‘E nënvlerësuam virusin’/ Guvernatori Cuomo apel zyrtarëve pas 75 000 rastesh me COVID-19

‘E nënvlerësuam virusin’/ Guvernatori Cuomo apel zyrtarëve pas 75 000 rastesh me COVID-19

22:28, 31/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se zyrtarët e nënvlerësuan koronavirusin e ri dhe se ishte e nevojshme për t’u përgatitur për kulmin e shpërthimit.  

“Jam lodhur duke qenë prapa këtij virusi. Ne kemi qenë pas këtij virusi që nga dita e parë”, tha Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp.  

“Ne e nënvlerësuam këtë virus. Është më i fuqishëm, më i rrezikshëm nga sa prisnim”, theksoi ai.  

Rastet me COVID-19 u rritën në 75 795 në Nju Jork, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me rreth 30 % brenda natës, në 1 550.  

Guvernatori tha se sistemi i kujdesit shëndetësor po luftonte një luftë të patrajtuar kurrë më parë dhe se mjekët e infermierët po përballeshin me një stres të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional.  

Deri tani në SHBA ka pasur më shumë se 3 400 vdekje dhe rreth 165 900 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco