900 euro për dyqanet me qera dhe 440 euro për të papunët/ Spanja prezanton masat financiare

900 euro për dyqanet me qera dhe 440 euro për të papunët/ Spanja prezanton masat financiare

19:42, 31/03/2020
A+ Aa A-

Për të ndihmuar më tej punëtorët e pavarur, ndërmarrjet e vogla dhe ata më të prekurit gjatë ndikimit ekonomik të pandemisë koronavirus, qeveria spanjolle ka njoftuar një sërë masash të reja.  

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, zëvendëskryeministri i Spanjës, Pablo Iglesias tha se masat synojnë të "garantojnë, më shumë se kurrë, që njerëzit të mos e humbin të drejtën e tyre kushtetuese për strehim.  

Masat e ndërmara përfshijnë:  

-Zgjatjen e kontratave të qirasë  

-Pezullimin e dëbimeve nga vendi për gjashtë muaj nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme  

-Për ata që kanë probleme që paguajnë qira, qeveria do të japë deri në 900 € në muaj për ato shpenzime, dhe thotë se do të mbulojë çdo borxh që lidhet me pagesa të qirave për ata në situata të cenueshme.  

-Qeveria ka ndaluar gjithashtu kompanitë të presin furnizimin me ujë, energji elektrike ose gaz.  

-Sa për punëtorët e pavarur dhe kompanitë e vogla, qeveria do të lejojë një vonesë në pagesa të sigurimeve shoqërore dhe do të japë deri në 440 euro në muaj për ata që humbën punën e tyre gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose nuk kanë të drejtë për mirëqenien e papunësisë. Rifinancimi ose pezullimi i pagesave të borxhit për industrinë e turizmit deri në një vit është gjithashtu ndër masat.  

Masat e reja do të ndihmojnë 500,000 familje, tha Iglesias.  

Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi me 8,269 viktima dhe 94,917 të infektuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco