Irani konfirmon 141 viktima dhe 3,111 raste të reja në 24 orë

Irani konfirmon 141 viktima dhe 3,111 raste të reja në 24 orë

17:06, 31/03/2020
A+ Aa A-

Irani ka shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri në 24 orë (COVID-19), duke e rritur në 2,898 numrin e të vdekurve në vend.  

Zyrtari i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 141 persona.  

Gjithësej janë shënuar 2.898 të vdekur nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour, i cili shtoi se me shtimin e 3.111 rasteve të reja, numri i rasteve ka arritur në 44.606.  

Pas përfundimit të periudhës së trajtimit nga spitali janë liruar 13.656 persona.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco