'Të premten ishte mirë, të mërkurën vdiq'

'Të premten ishte mirë, të mërkurën vdiq'

16:54, 31/03/2020
A+ Aa A-

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë në Kaliforni si pasojë e Koronavirusit pasi ishte refuzuar nga spitali për arsyen se nuk kishte sigurim shëndetësor.

Lajmin e konfirmon R.Rex Parris, kryebashkiak i Lancaster, qytezë pranë Kalifornisë.

"Të premten, para se të ndërronte jetë, ishte me shëndet të mirë. Të mërkurën vdiq", tregon Parris.

Më pas ai tregon: "Nuk kishte sigurim shëndetësor dhe për këtë arsye nuk e kuruan".

Deri tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë mbi 165 mijë raste të infektuarish dhe 3182 vikttima si pasojë e pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco