Që nga ndalimi i vezëve të Pashkëve deri tek boja në liqen: Shumë po e tepron Policia britanike Policia në Derbyshire, Angli, ka derdhur bojë të tek "Laguna Blue" për të ndaluar njerëzit të vijnë në vendin piktoresk gjatë shtetrrethimit prej koronavirusit

Që nga ndalimi i vezëve të Pashkëve deri tek boja në liqen: Shumë po e tepron Policia britanike

14:52, 31/03/2020
A+ Aa A-

Londër – Që nga ndalim për dyqanet që të shesin vezë të Pashkëve deri tek dronët fluturues për të zbuluar njerëzit që kundërshtojnë udhëzimet e izolimit të vetvetes, masat e policisë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit i kanë mërzitur disa britanikë që po përjetojnë një bllokim mbarëkombëtar.

Disa mendojnë se veprimet e policisë janë të rënda dhe zbatohen në mënyrë jo konsistente. Një gjykatës në pension sugjeroi se Britania po kthehej në një shtet policie, megjithëse vendet e tjera nga Spanja në Vietnam kanë aplikuar më shumë masa drakoniane.

Rregulloret e reja të vëna të enjten e kaluar i japin Policisë fuqinë të vëjë menjëhërë një gjobë prej 30 paundësh (37 dollarësh) për personat që mblidhen në grupe me më shumë se dy persona ose largohen nga shtëpitë e tyre pa ndonjë arsye të mirë, si për shembull për punë, blerje ushqimore ose ushtrime.

Masat u prezantuan për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19 pasi mijëra britanikë u duk se po injoronin këshillat për distancimin shoqëror.

Ndërsa numri i të vdekurve në Britani u rrit mbi 1,400 dhe spitalet u përpoqën të përballen me mijëra raste, disa njerëz e përqendruan zemërimin e tyre në ndalimin e shitjes së vezëve të Pashkëve.

Shoqata e dyqaneve (ACS) tha që disa shitësve me pakicë u ishte thënë nga Policia dhe autoritetet lokale të kufizonin ato që shisnin, përfshirë vezët e Pashkëve. "Kjo është marrëzi e plotë," tha shefi ekzekutiv i ACS, James Loëman.

Për të luftuar koronavirusin, qeveria ka porositur baret, restorantet dhe gati të gjitha dyqanet që të mbyllen dhe të hartohen në rregullore të reja.

Fundjavën para se të ishin miratuar rregulloret e reja, parqet dhe pikat e bukurisë ishin mbushur plot, duke detyruar deri edhe Kryepeshkopin e Canterbury për t'u thënë njerëzve të mos të vepronin me egoizëm.

Por dukej se kishte konfuzion në lidhje me mënyrën se si duhet të zbatohen rregullat e reja, pasinjë numër forcash rajonale kanë qasje shumë më të rrepta se të tjerët.

Në disa zona për shembull janë ngritur postblloqe të rastit për të parë se ku qenë futur shoferët.

Policia në Derbyshire, Angli qendrore, përdori dronë për të monitoruar qendrat estetike të bukurisë dhe derdhi bojë të zezë në një liqen për të dekurajuar vizitorët.

"Laguna Blu" është e vendosur në Harpur Hill, Buxton, dhe ka tërhequr vizitorë për vite me rradhë për shkak të ngjyrës së saj të gjallë dhe peizazhit mahnitës.

Por laguna e bukur është në të vërtetë ujë toksik guror që përmban mbeturina dhe kafshë të ngordhura, sipas BBC-së.

Duke postuar në Facebook, policia tha se kishte marrë njoftime se shumë njerëz mblidheshin rreth lagunës ndaj dhe e kishin ngjyrosur atë të zezë për ta bërë vendin e bukur më pak tërheqës.

"Ngjyrosja e liqenit ka ndodhur të paktën që në 2013 për shkak të problemeve serioze shëndetësore që paraqet uji,"  tha Joey Severn, Zyrtar për Media dhe Komunikim në Derbyshire.

Oficerët në disa vende kanë ndërmarrë veprime kundër shumë personave nga e njëjta familje që shkojnë në dyqane - edhe pse nuk ka asnjë ndalim specifik për këtë - dhe Policia në Lancashire, në veri të Anglisë, tha që ata kishin lëshuar 123 gjoba gjatë fundjavës. Forcat e tjera nuk kishinë gjobitur askënd.

Disa komentatorë thanë se masat rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në polici, që tradicionalisht shihet shumë më pak autoritare sesa në shumë vende të tjera.

Martin Hewitt, kryetar i Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, tha se ata po kërkonin të siguronin qëndrueshmëri në përgjigjen e Policisë me "masat e papara".

Ministri i Transportit Grant Shapps tha se Policia kishte një punë të vështirë dhe po e bënte mirë edhe nëse në disa raste mbase kishte shkuar "mbase pak më larg se sa duhej.”

Q nga ndalimi i vezëve të Pashkëve deri tej ngjyrosja e liqenit:  shumë po e tepron Policia britanike


LONDON – Që nga ndalim për dyqanet që të shesin vezë të Pashkëve deri tek dronët fluturues për të zbuluar njerëzit që kundërshtojnë udhëzimet e izolimit të vetvetes, masat e policisë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit i kanë mërzitur disa britanikë që po përjetojnë një bllokim mbarëkombëtar.

Disa mendojnë se veprimet e policisë janë të rënda dhe zbatohen në mënyrë jo konsistente. Një gjykatës në pension sugjeroi se Britania po kthehej në një shtet policie, megjithëse vendet e tjera nga Spanja në Vietnam kanë aplikuar më shumë masa drakoniane.

Rregulloret e reja të vëna të enjten e kaluar i japin Policisë fuqinë të vëjë menjëhërë një gjobë prej 30 paundësh (37 dollarësh) për personat që mblidhen në grupe me më shumë se dy persona ose largohen nga shtëpitë e tyre pa ndonjë arsye të mirë, si për shembull për punë, blerje ushqimore ose ushtrime.

Masat u prezantuan për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19 pasi mijëra britanikë u duk se po injoronin këshillat për distancimin shoqëror.

Ndërsa numri i të vdekurve në Britani u rrit mbi 1,400 dhe spitalet u përpoqën të përballen me mijëra raste, disa njerëz e përqendruan zemërimin e tyre në ndalimin e shitjes së vezëve të Pashkëve.

Shoqata e dyqaneve (ACS) tha që disa shitësve me pakicë u ishte thënë nga Policia dhe autoritetet lokale të kufizonin ato që shisnin, përfshirë vezët e Pashkëve. "Kjo është marrëzi e plotë," tha shefi ekzekutiv i ACS, James Loëman.

Për të luftuar koronavirusin, qeveria ka porositur baret, restorantet dhe gati të gjitha dyqanet që të mbyllen dhe të hartohen në rregullore të reja.

Fundjavën para se të ishin miratuar rregulloret e reja, parqet dhe pikat e bukurisë ishin mbushur plot, duke detyruar deri edhe Kryepeshkopin e Canterbury për t'u thënë njerëzve të mos të vepronin me egoizëm.

Por dukej se kishte konfuzion në lidhje me mënyrën se si duhet të zbatohen rregullat e reja, pasinjë numër forcash rajonale kanë qasje shumë më të rrepta se të tjerët.

Në disa zona për shembull janë ngritur postblloqe të rastit për të parë se ku qenë futur shoferët.

Policia në Derbyshire, Angli qendrore, përdori dronë për të monitoruar qendrat estetike të bukurisë dhe derdhi bojë në një liqen për të dekurajuar vizitorët.

Oficerët në disa vende kanë ndërmarrë veprime kundër shumë personave nga e njëjta familje që shkojnë në dyqane - edhe pse nuk ka asnjë ndalim specifik për këtë - dhe Policia në Lancashire, në veri të Anglisë, tha që ata kishin lëshuar 123 gjoba gjatë fundjavës. Forcat e tjera nuk kishinë gjobitur askënd.

Disa komentatorë thanë se masat rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në polici, që tradicionalisht shihet shumë më pak autoritare sesa në shumë vende të tjera.

Martin Heëitt, kryetar i Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, tha se ata po kërkonin të siguronin qëndrueshmëri në përgjigjen e Policisë me "masat e papara".

Ministri i Transportit Grant Shapps tha se Policia kishte një punë të vështirë dhe po e bënte mirë edhe nëse në disa raste mbase kishte shkuar "mbase pak më larg se sa duhej.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco