800 mijë prsona të infektuar me COVID – 19 në të gjithë botën

800 mijë prsona të infektuar me COVID – 19 në të gjithë botën

13:52, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ritmet e përhapjes së pandemisë vijojnë të jenë të shpejta. Brenda pak orësh numri i të infektuarve është rritur me mbi 13 mijë persona ndërsa numri i të vdekurve me mbi 1 mijë, sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Numërohen 38 716 të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 800 mijë.

Të shëruar deri tani janë 170,325 pacientë.

Shifrat bëhen publike nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 164,610  ndërsa të vdekur janë 3170.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11 591 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 13 dhe jane 243 te infektuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco