Zinxhiri më i madh i infektimeve në Francë, eventi fetar që e çoi COVID-19 në gjithë botën

Zinxhiri më i madh i infektimeve në Francë, eventi fetar që e çoi COVID-19 në gjithë botën

12:35, 31/03/2020
A+ Aa A-

Një event fetar 5 ditor në një kishë të madhe franceze është akuzuar se shkaktoi përhapjen masive të koronavirusit në vend.

Adhuruesit në kishën Christian Open Door në Mulhouse, pranë kufirit zvicerian, kishin udhëtuar përreth botës për eventin që mbahej në 18 shkurt.

Takimi fetar ishte ai që filloi rrjetin më të madh të infektimeve me COVID-19 në Francë, tha qeveria locale.

Rreth 2500 raste janë lidhur me anëtarët e kishës, të cilët e kanë çuar sëmundjen në Burkina Faso, Afrikën perëndimore, Korsikë, Guyana në Amerikën Latine dhe Zvicër.

Zyrtarë të kishës thanë se 17 pjesëmarrës të eventit kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes.

Franca në total ka 44,550 raste, ndër të cilët 3024 kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco