Italia merr frymë nga koronavirusi? Kjo foto jep shpresë

Italia merr frymë nga koronavirusi? Kjo foto jep shpresë

12:19, 31/03/2020
A+ Aa A-

Në Parma, për herë të parë, dhoma e urgjencës është boshatisur. Kjo u raportua nga komisari rajonal për urgjencën shëndetësore Sergio Venturi.

Departamenti i urgjencës në spitalin Maggiore në Parma konfirmoi uljen e numrit të të prekurve nga Covid-19, uljen e fluksit të punës dhe përmirësimin e situatës në të cilën Italia po përballet.

Në Emilia-Romagna, shërbimit i ambulancës ka rënë në mënyrë të përgjithshme. Në Piacenza të dielën ka pasur vetëm 57 shërbime të ambulancës, shifra më e ulët që nga 4 marsi. Kulmi ishte më 16 mars me 157 shërbime.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco