Humbi të dy prindërit nga koronavirusi brenda 12 orëve, vajza i bën thirrje publikut

Humbi të dy prindërit nga koronavirusi brenda 12 orëve, vajza i bën thirrje publikut

11:58, 31/03/2020
A+ Aa A-

Një grua zemërthyer i lutet publikut që të mbrohet nga pandemia e koronavirusit duke u vetë-izoluar, pasi e ëma dhe i ati ndërruan jetë 12 orë larg njëri-tjetrit.

Christopher Vallely, 79 vjecc, dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjecc, vdiqën në spitalin Mater në Belfast gjatë fundjavës.

 Fiona Vallely, vajza e cciftit, ka një paralajmërim për publikun pas vdekjes së prindërve të saj: “Ju lutem të gjithëve, ndiqni rregullat e distancimit social, bëni gjithccka që mundeni për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj sepse gjendja do të bëhet më keq.”

I ati i saj vuante nga kanceri në mushkëri dhe zbuloi që ishte infektuar me koronavirus një javë më parë.

Gruaja e tij u shtrua në spital të enjten dhe ndërroi jetë të shtunën. I shoqi vdiq në të njëjtën dhomë me të, disa orë më vonë.

Vajza e tyre tregon se vdekje e të dy prindërve ishte shokuese për të, pavarësisht se të dy ata kishin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ajo thotë se iu dha mundësia tu jepte atyre lamtumirën në momentet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco