‘Lavazh kundër COVID-19’, shteti indian spërkat 5000 banorë me dezinfektant

‘Lavazh kundër COVID-19’, shteti indian spërkat 5000 banorë me dezinfektant

11:04, 31/03/2020
A+ Aa A-

Shteti indian Uttar Pradesh ka nxitur debate me veprimin e fundit që ka bërë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumë punëtorë migrant janë kthyer në shtëpi, për shkak se kanë humbur punën në qytetet e mëdha, tashmë të izoluara. Ata përbënin një rrezik për vendin, për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit gjatë rrugëve të tyre.

Për këtë arsye punëtorët u spërkatën me një dezinfektantë zbradhues, i cili përdoret për pastrmin e autobuzeve.

Tre njerëz, të  veshur me costume mbrojtëse, janë parë të hedhin dezinfektantin drejt një grupi indianësh, të cilët qëndrojnë të ulur në tokë.

Ashok Gautam, një oficer në krye të operacioneve kundër COVID-19, tha për CNN se 5000 njerëz janë spërkatur me dezinfektant, sapo mbërritën në vend.

“Ne i spërkatëm ata, pasi nuk duam që të jenë mbartës të virusit. Ai mund të qëndrojë në rrobat e tyre, por tani kufijtë u mbyllën kështu që kjo nuk do të ndodhë më,” shprehet ai.

Gautam thotë se dezinfektanti nuk është i dëmshëm, por OBSH e ka ndaluar spërkatjen e lëkurës me të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco