Netanyahu negativ me koronavirus, por do vazhdojë të qëndrojë në karantinë

Netanyahu negativ me koronavirus, por do vazhdojë të qëndrojë në karantinë

10:38, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu rezultoi negativ me koronavirus, por ai do të vazhdojë të mbetet në izolim.

Një zëdhënës i tij bëri të ditur në tëitter, se Netanyahu, familja dhe stafi i tij pas testimeve rezultuan negativë me koronavirus.

Ai do të qëndrojnë në karantinë deri në një urdhër të dytë të ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas rregullave të ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit personi që konsiderohet se ka pasur kontakt me një bartës duhet të qëndrojë për 14 ditë në izolim.

Mediat izraelite thanë se ndihmësi i infektuar kishte qenë i pranishëm në një seancë parlamenti javën e kaluar, ku morën pjesë Netanyahu si dhe ligjvënës të opozitës me të cilët ai po përpiqet të ndërtojë një qeveri të koalicionit të urgjencës për të ndihmuar në adresimin e krizës së koronavirusit.

Deri tani Izraeli ka raportuar 4,695 raste dhe 16 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco