Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Presidenti bjellorus çudit me këshillat kundër COVID-19: ‘Shkoni në banjo termale dhe pini vodka’

Presidenti bjellorus çudit me këshillat kundër COVID-19: ‘Shkoni në banjo termale dhe pini vodka’

10:33, 31/03/2020
A+ Aa A-

Teksa shtetet mbyllin kufijtë e tyre dhe spitalet vuajnë nga numri në rritje i pacientëve me koronavirus, disa nga shoqëritë në Bashkimin Sovjetik po vazhdojnë jetën si normalisht, ndërsa liderët e tyre japin këshilla të çuditshme.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka anashkaluar paralajmërimet për COVID-19 dhe i ka thënë popullit të tij që hokeji, vodka dhe banjot termale janë kura më e mirë.

Ai ka vendosur shumë pak masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Restorantet, parqet dhe lokalet qëndrojnë hapur dhe eventet sportive nuk janë anulluar.

Lukashenko ka bërë rekomandimet e tij, kur vjen fjala te mbrojtja nga virusi. Sipas tij duhet pirë vodka për ‘të helmuar virusin’ apo të shkohet në një banjo termale.

“Unë njëherë përmenda se banjat termale luftojnë viruse të ndryshme, dhe ky përfshihet, pasi COVID-19 nuk i pëlqen temperaturat e larta dhe vdes në 60 gradë Celsius. Kur të dilni nga sauna jo vetëm lani duart, por pini dhe një teke vodka,” u shpreh ai.

Bjellorusia ka zyrtarisht 94 raste me koronavirus dhe asnjë vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco