Koronavirusi/ Shtohen viktimat në Francë renditet pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

Koronavirusi/ Shtohen viktimat në Francë renditet pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

10:20, 31/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 418 pacientë të cilët ishin infektuar me koronavirus duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3024.  Me këto shifra Franca bëhet shteti i katërt që kalon pragun 3000 të vdekjeve pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

Lajmin e konfirmoi Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në vend Jérôme Salomon.

Kjo është një rritje prej 43% krahasuar me shifrat e ditës së djeshme, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Francë në 3,024.

Salomon tha që Franca tani ka gjithsej 44,150 raste të konfirmuara me Covid-19, 11% më shumë të infektuar se një ditë më parë

Midis 21,000 pacientëve që po trajtohen në spital, më shumë se 5000 prej tyre aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Sidoqoftë numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë për shkak se testohen vetëm ata që janë në rrisk të lartë

Sipas Salomon, treguesi më i besueshëm  përhapjes së virusit është pranimi i përditshëm i të sëmurëve në spital dhe në terapi intensive.

 Ai beson se në fund të javës, mudn të ketë më pak persona që do të shkojnë në spital dhe do i nënshtrohen terapisë intensive

Salomon tha se janë 5 107 persona në gjëndje të rëndë. 

Prej 17 marsit në Francë është aplikuar kufizimi i lëvizjes për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë, dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se do të duhet kohë për të parë rezultatet e këtyre masave shtrënguese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco