Parashikimi: Deri në gusht në SHBA mund të vdesin 82 mijë vetë nga COVID-19

Parashikimi: Deri në gusht në SHBA mund të vdesin 82 mijë vetë nga COVID-19

10:14, 31/03/2020
A+ Aa A-

Në Amerikë shënohen më shumë se 3 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe numrat e atyre që humbin jetën do vazhdojnë të rriten.

Sipas një parashikimi i cituar nga Shtëpia e Bardhë pritet që deri në gusht të humbin jetën 82 mijë persona, pavarësisht masave për distancimin social.

Sipas këtij parashikimi më shumë se 2 mijë persona mund të vdesin në ditë në mes të prillit, kur virusi parashikohet të godasë edhe më fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

574 vdekje janë raportuar në të gjithë Amerikën gjatë të hënës dhe më shumë se 160 mijë janë të infektuar, raporton CNN.

Presidenti Donald Trump tha se beson se 30 ditët e ardhshme janë të rëndësishme dhe nënvizoi rëndësinë e distancimit social për cdo amerikan. “Secili ka rolin e  tij për të fituar këtë luftë”

Gati 80 % e popullsisë e SHBA-së është nën urdhrin për të qëndruar në shtëpi.

Modeli i cili përditësohet rregullisht parashikon se pas 15 prillit do të duhen 224 mijë shtretër në spitale më shumë se 61 mijë shtretër që janë aktualisht . Pikërisht në mes të prillit pritet që të jetë dhe piku I shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Universitetit amerikan "John Hopkins" ne Amerikë deri sot janë shënuar 3170 të vdekur dhe 164 620 të infektuar ndërsa në Kinë janë 3109 të vdekur dhe 82 240 të infektuar me koronavirus. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco