Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Rrëfimi tronditës i 38-vjeçares me koronavirus: Nuk e mendoja kurrë...

Rrëfimi tronditës i 38-vjeçares me koronavirus: Nuk e mendoja kurrë...

10:01, 31/03/2020
A+ Aa A-

Një e ve 38-vjeçare, e cila jeton në zonën e Bergamos me 3 fëmijët e saj të vegjël, rezultoi pozitive me koronavirus. Ajo ka dërguar një letër për një gazetë italiane, ku tregon sesi e ka përjetuar të gjithë situatën dhe eksperiencën e saj në spital. Ajo rrëfen se në fillim nuk e mendonte që virusi do të vinte deri në Itali.

“Unë jam një grua 38 vjeçare, e ve prej katër vjtës dhe me tre fëmijë të vegjël për të rritur. Ne dëgjonim për koronavirus, Covid-19 që goditi Kinën. “Shumë larg nga këtu për të na infektuar”, e përsërisja, duke u përpjekur të ruaja një pozitivitet të dukshëm. Por pak mendime dhe frikë fillojnë të më shfaqen nga brenda. Lajmet njoftojnë për infeksionin e parë në Itali, në Codogno. Më pak e qetë se më parë, unë vazhdoj të mendoj me egoizëm për distancën që ndan Bergamo nga Codogno. Pastaj vjen lajmi për infeksionet e para në provincën e Bergamos, prapa shtëpisë time.”

Më pas ajo nis të ketë simptomat e para të COVID-19 dhe frika fillon t’i shtohet.

“Më 26 shkurt zgjohem me ethe. Unë telefonoj numrin pa pagesë dhe më thonë të largohem menjëherë nga fëmijët e mi. Jam pa fjalë, nuk i ndjej aromat, sytë më digjen, kam dhimbje koke. Është 3 mars, nuk mund të marr frymë siç duhet dhe telefonoj 112. Ata më çojnë në Ponte San Pietro, raundin tim të parë të ferrit. Gjithë natën e shtrirë në një krevat, në të ftohtë, të vendosur në një korridor me njerëz të sëmurë si unë. Vetëm kollitjet dhe ankesat e frikës dëgjohen. Askush që kujdesej për mua nuk më pyeti nëse isha e etur apo nëse duhej të shkoja në banjë. Stafi nuk është i trajnuar, ata nuk e imagjinojnë një fluks kaq të madh njerëzish, ata ende nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh.”

Më pas, 38-vjeçarja futet në dhomën e urgjencës në Spitalin e Bergamos, ku i thuhet nga mjekët se ka koronavirus.

“Unë shpërtheva në lot: “Unë kam tre fëmijë të vegjël që kanë humbur babanë e tyre – i them atij- më shpëto.” Është 8 mars dhe unë jam shtruar në spital në Pneumologji. Unë kam një maskë oksigjeni, por ajri që më jep nuk është i mjaftueshëm. Ndjehem e mbytur, ankthi më bën të ndjej ndjenjën e varrosjes së gjallë. Unë nuk e kuptoj atë që ata më thonë dhe nuk di të lexoj as buzën sepse janë të gjitha me maska. TV, thirrje telefonike, të gjitha të padobishme. Unë jam vetëm me veten time, frikën dhe mendimet e mia.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco