Zerimi i rasteve me koronavirus do përfundojë më 16 maj

Zerimi i rasteve me koronavirus do përfundojë më 16 maj

09:55, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kur pritet të zerohen rastet me koronavirus në Itali? Gazeta Corriere della Sera shkruan se objektivi është java e dytë ose e tretë e majit. Ky është momenti kur në të gjithë territorin italian të zerohen rastet e diagnostikuara me Covid-19.

Ky moment mund të arrijë duke nisur nga 5 deri më 16 maj. Por në disa rajone, këto rezultate mund të vijnë duke nisur që nga mesi i prillit.

Rezultatet vijnë nga një studim i EIEF, Instituti për Ekonomi dhe Financa Einaudi me qendër në Romë. Ky është një studim i rëndësishëm jo vetëm për Italinë, por për mbarë botën.

Për momentin, studimi është i pari që tregon një horizont.

Sipas të dhënave, rastet me koronavirusin e ri pritet të zerohen mes 5 dhe 16 majit në Toskana, rajoni që është më pas në kurbë.

Të tjera rajone janë shumë më përpara. Në Trentino-Alto Adige, ky kufi do kapërcehet më 6 prill. Në Basilicata një ditë më pas. Në Valle d’Aosta ditën tjetër. Kurse në Puglia, rastet do zerohen më 9 prill.

Në Veneto, dita-zero do vijë më 14 prill. Në Lombardi më 22 prill dhe në Emilia-Romagna më 28 prill.

Në Lazio pritet që objektivi të përmbushet më 16 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco