Rëndohet bilanci/ 37 820 viktima dhe 786 228 të infektuar në gjithë botën nga COCID-19

Rëndohet bilanci/ 37 820 viktima dhe 786 228 të infektuar në gjithë botën nga COCID-19

08:19, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 37 820  numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve është 786 228 persona.

Të shëruar deri tani janë 166,041 pacientë.

Shifrat bëhen publike nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 164 603 ndërsa të vdekur janë 3146.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11 591 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 12.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco