Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryeministi Orban fiton të drejtën e qeverisjes nëpërmjet dekreteve

Kryeministi Orban fiton të drejtën e qeverisjes nëpërmjet dekreteve

22:47, 30/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez Viktor Orban fitoi sot të drejtën e qeverisjes nëpërmjet dekreteve. Partia e tij "Fidesz" kaloi një ligj në parlament që i jep kryeministrit fuqi të shtuara për të luftuar pandeminë e koronavirusit.  

Legjislacioni që gjithashtu shtrin në kohë gjendjen e emergjencës, ka marrë kritika nga partitë opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe nga Këshilli i Evropës, forumi kryesor evropian për të drejtat e njeriut, për arsyen se nuk përcakton një afat kohor, raporton VOA.  

Ligji i ri përcakton gjithashtu një dënim me deri në pesë vite burgim për ata që dëmtojnë masat për parandalimin e virusit dhe për ata që përhapin informacion të rremë për krizën.  

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ky ligj mund të përdoret për të heshtur gazetarët.  

Qeveria nuk i pranon akuzat, duke thënë se ligji i jep qeverisë vetëm fuqinë e nevojshme për të marrë masat e duhura për të luftuar virusin dhe se parlamenti ka mundësinë t'i anullojë këto fuqi të jashtëzakonshme. Partia "Fidesz" ka një shumicë prej dy të tretash të parlamentit.  

Parlamenti refuzoi të gjitha amendamentet që kishte propozuar të hënën opozita.  

Kryeministri Orban tha se epidemia pritet të arrijë kulmin në Hungari në muajt qershor-korrik dhe se muajin tjetër do të njoftojë masat stimuluese ekonomike.  

Hungaria ka 447 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe 15 viktima.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco