Sa njerëz vdiqën vërtetë në Wuhan? Para për të mbyllur gojën

Sa njerëz vdiqën vërtetë në Wuhan? Para për të mbyllur gojën

19:39, 30/03/2020

Tani që qyteti i Kinës qendrore, Wuhan, po del nga izolimi dymujor, banorët e tij po tregojnë se nuk kanë aspak besim te shifrat zyrtare sipas të cilave rreth 2,500 vetë kanë vdekur aty.

Vetëm që nga fillimi i kësaj jave, zyrat funerale u kanë dorëzuar prej krematoreve që kanë djegur trupat e të vdekurve, hirin e mbetur prej tyre familjeve përkatëse, rreth 500 syresh në ditë. Ky ritëm tregon se numri i të vdekurve ka qenë shumë më i madh krahasuar me shifrat zyrtare.

“Nuk mund të jetë i saktë… sepse furrat djegëse kanë punuar natë e ditë, kështu që sa njerëz i bie të kenë vdekur”, tha një banor i Wuhanit, Radios Azia e Lirë, ditën e premte.

“Kanë filluar t’u dorëzojnë familjeve hirin dhe ceremonitë e varrimit të hënën”.

Wuhan është një zonë interurbane që përfshin tre qytete: Hankou, Wuchang dhe Hanyang. Shtatë zyra funerale shërbejnë për të gjithë zonën.

Përdoruesit e medias sociale kanë bërë llogaritë, me aritmetikë të thjeshtë, për të gjetur kapacitetin ditor, kurse një portal lajmesh Caixin.com zbuloi se 5,000 urna për mbajtjen e hirit janë dërguar nga një furnizues vetëm në një ditë në Zyrën Funerale të Hankout – vetëm kjo është shënon dyfishin e numrit zyrtar të të vdekurve.

Disa pastime në median sociale kanë llogaritur se me nga 500 secila, shtatë zyrat funerale në Wuhan po u japin familjeve 3,500 urna në ditë.

Këto zyra kanë njoftuar familjet se do të përpiqen t’i mbarojnë kremimet përpara se të nisë festivali tradicional i mirëmbajtjes së varreve, Qing Ming, në 5 prill, që do të thotë se procesi do të zgjasë 12 ditë duke filluar nga 23 marsi.

Kjo llogari do të thotë se 42,000 urna do të dorëzohen deri atëhere

Llogaritë ndryshojnë

Një tjetër llogari që ka shumë përkrahës bazohet në kapacitetin e krematorëve që operojnë në total 84 furra me aftësi për të mbushur 1,560 urna në 24 orë, në mbarë qytetin, duke marrë me mend se duhet një orë për të djegur një kufomë.

Sipas kësaj llogarie në Wuhan kanë vdekur 46,800 vetë.

Një banor i krahinës Hubei, me kryeqytet Wuhanin, tha se shumica e njerëzve tani besojnë se mbi 40,000 njerëz vdiqën në këtë qytet përpara dhe gjatë karantinës.

“Ndoshta autoritetet janë duke i nxjerrë shifrat e vërteta pak e nga pak, me qëllim ose pa qëllim, në mënyrë që njerëzit të kenë kohë për të pranuar realitetin”, tha ai.

Një burim pranë zyrës rajonale të çështjeve civile tha se shumë njerëz kanë vdekur në shtëpi, pa u diagnostikuar apo pa u kuruar për COVID-19.

Burimi tha se të flasësh për numrin e vërtetë të të vdekurve në Wuhan është shumë sensitive por se autoritetet e dinë se cila është shifra e vërtetë.

“Çdo zyrë funerale raporton të dhënat e kremimeve te autoritetet dy herë në ditë” u shpreh burimi.

Sipas këtij butimi vetëm në një muaj në Wuhan janë kryer 28,000 kremime, që do të thotë se llogaritë e bëra në internet për periudhën e dy muajve e gjysëm nuk janë të tepruara.

Kurse Sun Linan, që banon në Wuhan tha se të afërmit e të vdekurve po rrinë në radhë të gjata jashtë shtëpive funerale për të marrë hirin e familjarëve të tyre.

Para për të mbyllur gojën

Një banor në Wuhan Chen Yaohui i tha RFA-së se zyrtarët e qytetit po ofrojnë 3,000 juanë për “shpenzime funerale” familjeve të atyre që kanë vdekur në shkëmbim të heshtjes së tyre.

“Kjo bëhet që të mos ‘kinin’ (një shprehje tradicionale e vajtimit)”, tha Chen.

Ai tha se askush nuk qytet nuk besoj se të vdekurit janë 2,500 vetë…

Një banor me mbiemrin Gao tha se shtatë krematoriumet e qytetit kanë një kapacitet rreth 2,000 trupash në ditë nëse punojnë pa u ndalur.

“Çdokush që e sheh këtë shifër e kupton, çdokush me aftësinë e për të menduar”, tha Gao, “se shifra e 2535 vetëve nuk ka kuptim. Shtatë krematoriumet do t’i mbaronin këta në një ditë të vetme”.

Ruben Avxhiu/ Illyria Press

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/03/2020 21:05

ESHTE KARAKTERISTIKE E SHTETEVE DIKTATORIALE, TOTALITARE DHE AUTORITARE PER TE MANIPULUAR DHE PER TE BERE PROPAGANDE ME SHIFRAT SI PER MIRE EDHE PER KEQ. KETA LLOJ SHTETESH DHE QEVERISH SUNDOJNE MBI POPUJT E TYRE VETEM ME MASHTRIME DHE PROPAGANDE DHE DUAN TI TREGOJNE BOTES SE JANE ME TE MIRET DHE JANE VENDE TE BEGATA!!!!! ATY KA ME TEPER VUAJTJE DHE MJERIM!

t30/03/2020 20:18

Provinca Wuhan,qe ka tre qytete,gjithsej 11 milon banore ka vetem 7 zyra funerali,kurse tirana,1 milion,e lali mutit ka afro 60 zyra.

Shto koment

Denonco