101.739 të prekur dhe 812 vdekje në 24 orë/ Italia vazhdon luftën me COVID-19

101.739 të prekur dhe 812 vdekje në 24 orë/ Italia vazhdon luftën me COVID-19

18:17, 30/03/2020
A+ Aa A-

Publikohen të dhënat më të fundit sa i përket numrit të të prekurve me Koronavirus në Itali dhe viktimave.

Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, në 24 orët e fundit, numri i të prekurve është rritur me 4050 persona, ose 4,1%, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 101.739.

Sa i përket vdekjeve, në 24 orët e fundit ka patur 812 viktima. Ndërsa në terapi intensive, pra në ende në rrezik për jetën, gjenden 3981 persona.

Ndërkohë, kemi lajme të mira sa i përket të shëruarve pasi shifra ka arritur në 14,620 persona, raporton Syri.net.

Kujtojmë këtu se, rajoni i Lombardisë vijon të jetë më i godituri.

Të dhënat sipas rajoneve:

Lombardia 42.161 (+1154, +2,8%)
Emilia-Romagna 13531 (+412, +3,1%) 
Veneto 8724 (+366, +4,4%) 
Piemonte 8712 (+506, +6,2%) 
Marche 3684 (+126, +3,5%) 
Liguria 3217 (+141, +4,6%) 
Campania 1952 (+193, +11%)
Toscana 4412 (+290, +7%)
Sicilia 1555 (+95, +6,5%) 
Lazio 2914 (+208, +7,7%)
Friuli-Venezia Giulia 1501 (+21, +1,4%) 
Abruzzo 1345 (+52, +4%) 
Puglia 1712 (+163, +10,5%) 
Umbria 1051 (+28, +2,7%) 
Bolzano 1325 (+111, +9,1%) 
Calabria 647 (+33, +5,4%) 
Sardegna 682 (+44, +6,9%) 
Valle d’Aosta 584 (-) 
Trento 1682 (+88, 5,5%) 
Molise 134 (+7, +5,5%)
Basilicata 214 (+12, +5,9%)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco