180 viktima në 24 orë/ Britania konfirmon 1415 vdekje dhe mbi 20 mijë të infektuar nga koronavirusi

180 viktima në 24 orë/ Britania konfirmon 1415 vdekje dhe mbi 20 mijë të infektuar nga koronavirusi

16:54, 30/03/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 1.415 pasi u regjistruan 180 viktima të tjera në një ditë të vetme.  

Anglia raportoi 159 vdekje brenda natës, ndërsa Uellsi regjistroi 14, Skocia gjashtë dhe Irlanda Veriore një, sipas Dailymail.  

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara në Britani tani është rritur në 20,000, pas qindra testeve pozitive në 24 orët e fundit.  

Por ekspertët parashikojnë që numri i vërtetë të jetë më shumë se dy milion për shkak të vendimit të Qeverisë për të testuar vetëm pacientët e sëmurë dhe ata pranohen në spital.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco