Fontana: Infeksionet nuk po rriten, jemi në rrugën e duhur

Fontana: Infeksionet nuk po rriten, jemi në rrugën e duhur

15:18, 30/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti i rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, tha se të dhënat janë të mira.

“Po vazhdojmë në rrugën e duhur,” tha presidenti i rajonit më të prekur nga koronavirusi në Itali.

“Nuk i kam të dhënat akoma, por treguesit që vijnë janë se jemi në rrugën e duhur. Nuk është se kemi nisur rënien, por nuk kemi më ngjitje,” tha ai.

Pavarësisht kësaj, Fontana tha se nuk do të ulin nivelin e gatishmërisë dhe kontrollet.

Numri i personave që ndërrojnë jetë për shkak të koronavirusit në Itali mbetet i lartë, por prej pak ditësh duket se numri i infeksioneve të reja nuk po rritet me ritme galopante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco