Mitsotakis, thirrje ministrave e deputetëve të tij të japin gjysmën e pagës për fondin COVID-19

Mitsotakis, thirrje ministrave e deputetëve të tij të japin gjysmën e pagës për fondin COVID-19

14:23, 30/03/2020
A+ Aa A-

Të hënën, Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u bëri thirrje deputetëve të partisë së tij në pushtet Demokracia e Re, si dhe ministrave dhe zv / ministrave që të dhurojnë gjysmën e pagës së tyre për dy muajt e ardhshëm në një fond të veçantë për të forcuar reagimin e shtetit për pandeminë koronavirus.

Politikanët duhet të jenë "në vijën e parë të solidaritetit", tha Mitsotakis. "Përballë kërcënimit për shëndetin publik, të gjithë jemi të barabartë," tha ai. "Por në luftën kundër tij, secili individ duhet të kontribuojë sipas mundësive," tha ai, duke shtuar se ai ishte i sigurt se partitë e tjera politike do të ndiqnin shembullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco