Ministrja spanjolle: Kemi shpresa, kurba po stabilizohet...

Ministrja spanjolle: Kemi shpresa, kurba po stabilizohet...

14:11, 30/03/2020
A+ Aa A-

BBC

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez, i tha BBC se të dhënat e fundit nga vendi tregojnë se kurba në ngritje e virusit duket se po stabilizohet.

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar 6.398 raste të tjera me koronavirus. Kjo e çon numrin në total në 85.195, më e lartë se ajo e Kinës, ku filloi epidemia.

Po ashtu janë raportuar edhe 812 vdekje të tjera. Totali kombëtar shkon në 7340, duke e bërë Spanjën vendin më të prekur në botë pas Italisë.

Madridi, Katalonja dhe rajoni bask mbeten zonat më të goditura në vend.

Por ka edhe disa lajme të mira: numri i rasteve të reja të konfirmuara është më i ulëti i raportuar për një javë.

Zonja Gonzalez tha se presioni ndaj njësive shëndetësore të kujdesit intensiv mbetet sfida më e madhe, dhe kufizimet e reja do të ndihmonin në kontrollimin e përhapjes.

Ministrja e Jashtme tha gjithashtu se është e padrejtë që të veçosh Spanjën, sepse edhe vendet e tjera- përfshirë Italinë dhe SHBA, gjithashtu po përballen me numra të paprecedent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco