Mungesë në pajisje mjekësore, mjekët italianë përdorin maska zhytje për frymëmarrjen e drejtuar

Mungesë në pajisje mjekësore, mjekët italianë përdorin maska zhytje për frymëmarrjen e drejtuar

13:54, 30/03/2020
A+ Aa A-

ImageMjekë italianë po shndërrojnë maska zhytje në maska për ventilator në mënyrë që të luftojnë mungesat për pajisje mjekësore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Teksa spitalet përballen me një numër shumë të madh pacientësh me COVID-19 që kanë vështirësi në frymëmarrje, stafi mjekësor është përballur me sfida, të cilat këkrojnë kreativitet.

Disa mjekë kanë përdorur pikërisht maskat e zhytjes për t’i përdorur si maska për ventilatorët.

Ideja filloi në Itali, vendin më të goditur nga koronavirusi në Europë, por tani është përdorur dhe nga shumë shtete të tjera, të cilët kanë shtuar pjesë të ndryshme, për t’i përshtatur me kushtet që kanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco