Iran, shkon në 2,757 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Iran, shkon në 2,757 numri i të vdekurve nga koronavirusi

12:49, 30/03/2020
A+ Aa A-

Stamboll- Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 117 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 2.757 numrin e të vdekurve në vend.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 117 persona, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Më këtë, është rritur në 2.757 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour, i cili shtoi se me shtimin e 3.186 rasteve të reja, numri i rasteve ka arritur në 41.495.

Jahanpour theksoi se pas përfundimit të trajtimit nga spitali janë liruar 13.911 persona. COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt, njofton Anadolu Agency.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco