Numri i rasteve mbetet i lartë edhe pse ka disa javë izolim, virologu italian sqaron situatën…

Numri i rasteve mbetet i lartë edhe pse ka disa javë izolim, virologu italian sqaron situatën…

12:49, 30/03/2020
A+ Aa A-

Përveç numrit të lartë të viktimave, prej ditësh, vijon të qëndrojë në nivele të larta edhe numri i personave të rinj të infektuar në Italinë fqinje.

Në anën tjetër, ministri italian i Shëndetësisë u shpreh se ishin në mesin e pandemisë. Por pse po ndodh kështu, duke qenë se Italia ndodhet e izoluar prej më shumë se 3 javësh dhe përhapja duhet të ishte ndalur?

Përgjigjen e jep virologu italian i universitetit të Padovës, Andrea Crisanti. Ai thekson se numri i personave të prekur është shumë herë më i lartë dhe aktualisht po ndodh përhapja e koronavirusit brenda familjes. Ai e krahason situatën me atë në kroçerën “Princess Diamond”, në të cilën u konfirmuan rastet e para menjëherë pas Kinës dhe më pas u infektuan rreth 700 persona.

Deri të hënën, në Itali janë konfirmuar 97 mijë të prekur dhe mbi 10 mijë të vdekur, ndërsa numri i të shëruarve është vetëm 13 mijë persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco