Ministri gjerman flet për mediat: ‘Gjermania ka dy herë më shumë krevate të lira se Italia gjithsej’

Ministri gjerman flet për mediat: ‘Gjermania ka dy herë më shumë krevate të lira se Italia gjithsej’

12:22, 30/03/2020
A+ Aa A-

Gjermania ka pothuajse dy herë më shumë krevate të lirë për trajtime intensive, sa ç’ka Italia gjithsej, tha ministri gjerman i shëndetit, Jens Spahn, në një intervistë.

Gjermania ka momentalisht numrin më të madh të krevateve për trajnim intensive dhe po mundohet ta dyfishojë këtë numër, shton Spahn.

“Rreth gjysma e krevatëve për trajtim intensive janë bosh në gjithë Gjermaninë. Ne po përgatitemi sa më mirë të jetë e mundur për atë që mund të ndodhë më pas,” tha Spahn.

“Dhe nëse mund ta shtoj këtë: Në Gjermani ka pothuajse dy herë më shumë krevate të lira se sa ka në Itali gjithsej,” vazhdon ai.

Gjermania është një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus në gjithë botën, por ka një numër të vogël vdekjesh deri më tani. Virologët gjermanë besojnë se kjo është rezultat i testimeve të hershme dhe kapacitetit të spitaleve. Pacientë nga vende të Europës po dërgohen në Gjermani për trajtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco