Përse kaq pak vdekje nga koronavirusi në Gjermani?

Përse kaq pak vdekje nga koronavirusi në Gjermani?

12:12, 30/03/2020
A+ Aa A-

BBC

Nëse i sheh statistikat, Gjermania ka një vdekshmëri shumë më të ulët se të gjitha vendet fqinje: me më shumë se 62 mijë infeksione, numri i vdekjeve është vetëm 541.

Por çfarë fshihet pas këtyre numrave?

Shpjegimi më i mundshëm është testimi masiv. Gjermania nisi të bënte testime masive që në fillim, duke konfirmuar shumë raste me simptoma të buta.

Kjo do të thotë se numri i rasteve të konfirmuara është shumë afër numrit aktual të rasteve në krahasim me vendet e tjera, ku rastet e konfirmuara mund të tregojnë vetëm një fraksion të atyre që janë infektuar.

Kështu, nëse në Itali, Spanjë apo Britani, personat me simptoma të buta nuk janë testuar, niveli i vdekshmërisë së tyre mund të mos jetë shumë i ndryshëm nga ai në Gjermani.

Një tjetër shpjegim është kapaciteti i shërbimit shëndetësor: Gjermania ka më shumë kapacitet të shërbimit shëndetësor intensiv se Franca, Italia apo Britania.

Kjo do të thotë se aktualisht sistemi mund të përballojë mirë numrin e personave të sëmurë rëndë. Pacientët nga Italia dhe Franca kanë nisur të trajtohen në Gjermani. Por, kur numri i të sëmurëve kritikë të kapë pikun edhe në vend, edhe sistemi shëndetësor gjerman do të vihet nën presion dhe mund të mbingarkohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

diti30/03/2020 12:18

Gjermania ka kete numer vdekjesh per 2 arsye (e thene nga 1 mjek ne Gjermani) 1. Te semuret e kane marre virusin duke bere ski (pra jane te gjithe te rinj dhe te fuqishem) 2. Pleqte gjermane nuk te perqafojne e te puthin dhe ne dite normale e jo me ne dite korone. Per te tjerat jane te gjitha propagande

Shto koment

Denonco